Vendosni fjalën kyçe....

Korçë/ Plagosi me thikë djalin e tij 15-vjeçar, gjykata lë në burg babain

Gjykata e Korçës ka lënë në burg, Shpëtim Çukën, i cili 5 ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.

Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele, teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg për babin e të miturit.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 03.11.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasit Shpëtim Çuka i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas”, njoftoi sot gjykata.