Vendosni fjalën kyçe....

Ndotet lumi Gjanica në Fier, ujërat shndërrohen në ngjyrë të zezë

Lumi Gjanica që  përshkon Fierin është ndotur sërishduke kundërmuar aromë tejet të rëndë e shqetësuese për qytetarët.

Ndotjes së zakonshme nga llumi i mbetjeve hidrokarbure i është shtuar edhe ai nga fabrikat e vajit, shkrun Shqiptarja.

Sipas Agjencisë Rajonale të Mjedisit, në terren do dalin grupet e punës që do bëjnë inspektimin dhe verifikimin e asaj që ka ndodhur.

Grupet në terren do identifikojnë origjinën e ndotjes dhe personat e përfshirë.