Vendosni fjalën kyçe....

PL mbledh Komisionin e Diasporës, Meta nga qelia: Strukturat të jenë më aktive


Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komisionin e Diasporës.

Në mungesë të kreut Meta, i cili ndodhet në qel, mbledhja u drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Blushi.

Ky i fundit përcolli porositë e Metës, duke bërë thirrje për shumëfishim të aksionit në diasporë.

“Ilir Meta si sot dy javë kur rrëmbye në mënyrë terroriste nga narkoregjimi. Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë ku ndodhet vendi, pro edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin”, tha Blushi.