Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet – “Dr. Orjeta Musabelli dhe familjarët e ish-presidenti Nikoll Deda hynë dhunshëm në mjediset e USSH-së”

Drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut (USSH) kanë denoncuar hyrjen me dhunë të familjarve të ish-presidentit Nikoll Deda dhe famijarëve të tre anëtarëve të tjerë të Këshillit Kombëtar të USSH-së.

Në denoncimin  e publikuar në faqen e USSH-së në Facebook janë publikuar katër materiale video, të cilat sipas denoncuesve faktojnë dhunën e ushtruar nga gjashtë persona, të gjithë lidhje familjare me Dedën dhe tre anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Personat e denoncuar me emër janë Dr. Orjeta Musabelli Sako, (vajza e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dr. Spartak Sako), Aurel Alia (djali i anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dr. Gjergj Alia), Bledar Brati (nipi i anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dr. K.M), Xhuljana Mucenj (nuse e djalit të ish-Presidentit Nikoll Deda), Elona Alia (nuse e djalit tjetër të ish-Presidentit Nikoll Deda) dhe Bardhe Brahimaj (kunata e ish-Presidentit Nikoll Deda).

Në denoncim theksohet gjithashtu se personat e lartpërmendur kanë inskenuar skenarin e dhunimit të Dr. Orjeta Musabelli dhe se për këtë gjë personat e lartpërmendur janë kallëzuar në polici dhe prokurori.

Në fund të shënimit, theksohet se nga e hëna do publikohen fakte të abuzimeve financiare nga ish-presidenti Nikoll Deda dhe bashkëpunëtorët e tij.

Denoncimi

“Të nderuar kolegë!

Duke marrë shkas nga pirateria që i është bërë faqes zyrtare të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë dhe keqpërdorimi e keqmenaxhimi që po i bëhet kësaj faqeje me lajme të rreme, jemi të detyruar t’ju prezantojmë me videot e mëposhtme ku duket qartë çfarë ka ndodhur në ambientet e USSH.

Në videon e parë: Momenti i hyrjes me dhunë në ambientet e USSH-së të familjarëve të ish-Presidentit Nikoll Deda dhe bijtë e nipat e tre prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të USSH-së, të gjithë ish-të punësuar në USSH. Në krye të tyre, Dr. Orjeta Musabelli (Sako), e cila si pasojë e shtyrjes nga personat e lartpërmendur, ka inskenuar kinse dhunën e ushtruar ndaj saj.

6 personat e përfshirë që dhunuan ambientin dhe që ishin në ballë të turmës janë si me poshtë:

  1. Dr. Orjeta Musabelli (Sako) (doktoresha “e dhunuar”) – vajza e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dr. Spartak Sako
  2. Aurel Alia (djali i anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dr. Gjergj Alia)
  3. Bledar Brati (nipi i anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dr. K.M)
  4. Xhuljana Mucenj (nuse e djalit të ish-Presidentit Nikoll Deda)
  5. Elona Alia (nuse e djalit tjetër të ish-Presidentit Nikoll Deda)
  6. Bardhe Brahimaj (kunata e ish-Presidentit Nikoll Deda)

Në videon e dytë: Dr. Orjeta Musabelli (Sako), regjisore e skenarit të turpshëëm! Në videon si më poshtë do të shihni aktrimin e dobët të Dr. Orjeta Musabelli (Sako) që është shtyrë nga pas nga personat e lartpërmendur dhe inskenon “dhunën e rëndë” ushtruar ndaj saj.

Në videon e tretë vazhdon aktrimi i dobët dhe skenari i parapërgatitur nga Dr. Orjeta Musabelli (Sako) për të lajmëruar familjarët, policinë dhe ambulancën.

Në videon e fundit shihet gjendja shëndetësore “shumë e rënduar” (psikologjike) dhe histerizimi bashkuar me vandalizmin e anëtarëve të tjerë në zyrat e USSH-së.

Ju bëjmë me dije që është kallëzimi ynë që po vë në lëvizje fuqimisht organet gjyqësore dhe ato të rendit për zgjidhjen me objektivitet mbi faktet e pamohueshme për të cilat aktualisht këta persona po ndiqen PENALISHT!

Nga e hëna, do t’ju prezantojmë me fakte konkrete dhe prova të abuzimeve të frikshme financare që ish-Presidenti Nikoll Deda & Co kanë bërë.”