Tjetër aksident me dele, makina merr para tufën në Krujë, vriten 21 krerë


Një aksident ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës ku një makinë ka marrë para tufën e deleve duke vrarë 21 krerë.

Tufa e delevee shoqëruar nga bariu po kthehej nga kullota duke ecur në rrugë kur ka ndodhur përplasja e rëndë. Shoferi i mjetit dhe bariu janë shoqëruar në polici.

Kjo është hera e dytë në pak javë që ndodh një aksident i ngjashëm.

Më 14 tetor, 36 krerë dele u vranë pas një aksidenti të trefishtë në rrugën Levan-Pish Poro.

Edhe në atë rast, delet po ecnin në rrugën e makinës kur u morën para.