Një video e re tregon largimin kaotik të eskortës së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez pasi u sulmua nga banorët e Valencias, ku shkoi sot pas përmbytjeve të rënda që kanë lënë pas mbi 200 të vdekur.
Në videon e publikuar duke makina e Sanchez që sulmohet nga banorët me rroba të baltosura që kanë nisur operacionin e pastrimit të qytetit.
Më herët Sanchez, mbreti i Spanjës Felipe VI dhe mbretëresha Letizia u sulmuan me baltë dhe sende të tjera nga banorët në qytetin Paiporta, që ka qenë ndër më të goditurit nga përmbytjet.
Banorët kanë akuzuar qeverinë se nuk i lajmëroi në kohë për stuhinë fatale duke i kapur krejt të papërgatitur.