18-vjeçarja në Fier shkon në spital me plagë nga arma e zjarrit, dyshohet e vetëplagosur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në Fier, ku një vajzë rreth 18 vjeçe, e identifikuar si A.G., është dërguar në spital pasi është plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajza është vetëplagosur me pistoletë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë shpejt në vendngjarje, duke sekuestruar armën e zjarrit të përdorur. Grupi hetimor po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të dokumentuar detajet e ngjarjes.