Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe dhjetë janë plagosur pasi një autobus me 42 pasagjerë u rrëzua në një grykë 200 metra të thellë në Indinë veriore.
Aksidenti ka ndodhur në një pjesë të rrezikshme të rrugës malore, ku drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit.
Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta, ndërsa në vendngjarje po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.