Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në Facebook lidhur me çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri, duke e krahasuar atë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, qytetarët e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë paguajnë çmime më të ulëta për energjinë elektrike sesa shqiptarët.

Bardhi akuzon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për babëzi dhe vjedhje të fondeve, duke theksuar se 180 milion euro janë vjedhur vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë brenda një viti. Ai nënvizon se kjo është arsyeja kryesore pse shqiptarët janë detyruar të paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, pavarësisht pasurive natyrore që vendi disponon.

“Qytetarët e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sipas EUROSTAT paguajnë MË LIRË çmimin e energjisë elektrike sesa qytetarët shqiptarë.

SHQIPTARËT paguajnë çmimin MË TË SHTRENJTË të energjisë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo.

180 milion euro të vjedhura vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, është e vetmja arsye pse shqiptarët detyrohen të paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon, edhe pse janë të bekuar nga Zoti me burime të shumta natyrore, që krijojnë të gjithë mundësinë për të patur një çmim më të lirë të energjisë elektrike, të paktën sa qytetarët e Kosovës”, shkruan Bardhi.