Vendosni fjalën kyçe....

Beci reagon me ironi për lajmin e dorëheqjes: Nesër zgjidhem President i SHBA-ve


Mbrëmjen e sotme media të ndryshme botuan lajmin se kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka dhënë dorëheqjen pas paraqitjes në SPAK dhe se tashmë është nën hetim.

Beci ka reaguar me ironi ndaj këtyre lajmet duke shkruar se do të dorëhiqet nga Bashkia për t’u zgjedhur president i SHBA nesër.

Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”, shkruan Beci.

Beci, u paraqit në SPAK ditën e premte dhe dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme.