Vendosni fjalën kyçe....

Berisha denoncon punimet në Unazën e Madhe: Ndërtojnë me çmime 10-fish më të larta se Kroacia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, duke akuzuar ministren Belinda Balluku dhe qeverinë për keqpërdorim të fondeve publike.

Në një konferencë për mediat, ai tha se punimet janë ndarë në 14 lote me qëllim që të vidhen fonde në çdo fazë të ndërtimit.

Berisha theksoi se ky investim, i cili përfshin një gjatësi totale prej 27 km, është realizuar me çmime shumë më të larta se ato në Kroaci. Sipas tij, vetëm 3 km nga ky projekt ishin përfunduar në vitin 2013, ndërsa që nga ajo kohë, është përfunduar vetëm gjysma e km të mbetura.

“Investimi në rrugë është investimi ndër më fitimprurësit dhe BB në studimet e veta ka gjetur se 1 mln i investuar në rrugë është 4 mln fitim në të ardhura pas investimit.

Me dy kushte, kushti i parë është që investimi të jetë fisibël, pra ekonomisht i leverdishëm dhe jo kurrë si tuneli i Llogarasë që i vihet dryni në tetor dhe i hapen portat në qershor dhe që ka kushtuar 65 mijë euro për banorë.

Natyrisht jo kurrë si aeroporti i Vlorës që shpallet aeroporti me i madh i Ballkanit, që ndërtohet 4 fish më shtrenjtë se një aeroporti i përmasave që do kishte nevojë Vlora dhe që gjobit qytetarët shqiptarë me biletat e pasagjerëve që do jenë më pak se 600 mijë.

Është bërë i tmerrshëm mekanizmi i vjedhjes së shqiptarëve me punë publike.

Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10 fishin e çmimeve që ndërtohen me çmimin që ndërtohen në Kroaci. 90% i vjedh lubia me Edi Ramën.

Sesi shkatërrohen punët publike, modeli është unaza e madhe e Tiranës.

Kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në 2013, nga 2013 deri më sot ka përfunduar vetëm gjysma e km të mbetura. Këtë vit dhe në vazhdim janë për tu ndërtuar edhe 12-13 km të tjera.

Por cfarë ka bërë lubi Balluku dhe Edi Rama? Që të copëtojë për të vjedhur, e ka ndarë në 14 lote, në mënyrë që në çdo lot të vidhet”, u shpreh Berisha.