SPAK ka kërkuar 19 vjet burg në mungesë për Talo Çelën, i akuzuar si pjesëmarrës e grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në prillyë vitit 2019.
Pas pretencës, avokati i Çelës ka kërkuar të njihet me materialin e SPAK-ut.
Vendimi nga Gjykata e Posaçme pritet të shpallet më 21 nëntor.
Për grabitjen e bujshme të 4.6 miionë eurove janë dënuar më herët 7 të pandehur të tjerë me 122 vite burg.
Klement Çala është dënuar me 20 vite, ndërsa Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala janë dënuar me nga 17 vite burg.