Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi ankimon vendimin për masën e sigurisë


 

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës të shtunën, ndërsa kujtojmë se ajo po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ndërkohë pritet që Ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Kujtojmë që më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Ndërkohë për Presidentin e PL-së, Ilir Meta Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të një biznesmeni.