Vendosni fjalën kyçe....

Nga aktiviste e klimës te “mbrojtëse e demokracisë”, Greta Thunberg i bashkohet protestave kundë qeverisë në Gjeorgji  


Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg iu bashkua një demonstrate politike kundër qeverisë së Gjeorgjisë në Tbilisi të hënën.

Jam këtu për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tim për të gjithë aktivistët dhe qytetarët që po dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore si liria, drejtësia dhe demokracia,” tha Thunberg për mediat lokale.

Gjeorgjia mbajti zgjedhjet parlamentare më 26 tetor, duke rezultuar në mbajtjen e pushtetit nga partia pro-Moskës “Ëndrra Gjeorgjiane” me mbështetjen e pothuajse 54 për qind. Partitë e opozitës dhe presidentja Salome Zourabichvili pretenduan se votimi ishte dëmtuar nga frikësimi, blerja e votave dhe mashtrimi dhe u zotuan të përmbysnin rezultatet.

Ky është një zhvillim i egër, një zhvillim autoritar që po ndodh tani në Gjeorgji, dhe kam respekt të madh për njerëzit që mbushin vazhdimisht rrugët dhe përdorin të drejtën për të demonstruar për të shprehur pakënaqësinë e tyre me situatën aktuale, pavarësisht shtypjes. ”, tha Thunberg.

Aktivistja u fotografua i veshur me një keffiyah, në një shenjë për palestinezët që vuajnë nën pushtimin dhe sulmin ushtarak të Izraelit. Përpjekja e saj në politikën gjeorgjiane është zgjerimi i fundit i aktivizmit të saj, i cili e ka parë atë të arrestuar gjatë demonstratave pro-palestineze këtë vit.

Sipas mediave lokale, liderët e opozitës paralajmëruan tubimin pak ditë më parë, duke shënuar protestën e dytë të madhe që nga zgjedhjet. Pas votimit, Komisioni Evropian dha një raport kritik progresi mbi pranimin e Gjeorgjisë në BE, duke vënë në akull aspiratat e anëtarësimit të vendit.

Kjo javë është java e marshimeve të rezistencës në të gjithë Tbilisi,” tha Giorgi Vashadze, një anëtar i opozitës Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, gjatë mitingut.

“Ne kërkojmë caktimin e zgjedhjeve të reja. Ne nuk i njohim zgjedhjet e vjedhura dhe nuk njohim legjitimitetin e parlamentit”, tha ai, duke paralajmëruar se protestat do të intensifikohen në ditët në vijim.

Bashkimi në këtë luftë nuk është vetëm përgjegjësia jonë, është përgjegjësi e të gjithëve”, shtoi ai.