Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku sqaron “përplasjen” me Spiropalin në ceremoninë e Shkollës së Integrimit


Deputetja e PD-së Tabaku, është përplasur me kryetaren e Kuvendit Spiropali në ceremoninë e hapjes së Shkollës së Integrimit Evropian në Tiranë.

Në hapje të ceremonisë mungonte Tabaku, e cila drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ajo erdhi në sallë vetëm pasi u largua kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Ndjesë për zërin, por nxitova për të ardhur këtu. Do kisha dashur të isha që në fillim të takimit pasi unë jam kontribuuesja kryesore që kjo shkollë të vijojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht si çdo aktivitet tjetër edhe ky aktivitet u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet publike, kontratat koncesionare, por të vjen keq dhe kur puna në këtë rast u desh të përdorej për ndasinë tonë politike.” – tha Tabaku.

Demokratja sqaroi më pas se si drejtuese e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe nuk e kishte ftuar kryetaren e Kuvendit Spiropali si dhe nuk kishte pranuar të ulej në një tryezë me të në kushtet kur 20 kolegë të saj janë të përjashtuar.

Më herët Spiropali tha në hapje të ceremonisë se “ndërgjegjja e dëmtuar e punës dhe delli i vetëshkatërrimit na e bën dhe më të ndërlikuar e më të përpjetë zig-zagun e rrugës sonë europiane”.