Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet pr.buxheti i vitit 2025.
Në takim Partia Demokratike nuk po merr pjesë, ndërkohë që nga opozita është vetëm Dashamir Shehi.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi një seancë të posaçme për diskutim për sigurimet shoqërore, apo edhe për çështjen e çmimeve të shportës.
“Të futet në kalendarin e diskutimeve, një diskutim i posaçëm për buxhetin e këtij viti për realizimin e tij. E dyta të kemi seancë të posaçme për sigurimet shoqërore, dhe ta analizojmë me detaje sepse po ballafaqohemi me problemin e skemës së pensioneve. Së treti, do doja një diskutim të posaçëm për shtyllën sociale pasi preken njerëzit në nevojë. Së katërti do doja një seance te posaçme për sigurinë kibernetike. Ka marrë vëmendje të madhe për shkak te sulmeve kibernetike dhe dezinformimin. Së pesti, do doja një seance të posaçme për disa propozime për politika fiskale dhe jo vetëm, që mund të miratohen ose jo, por ne ti diskutojmë disa çështje që janë shqetësim. Se fundmi, do doja një diskutim të posaçëm për çështjen e çmimeve të shportës.” – tha Braçe.