Rrëke uji janë parë brenda aeroportit të Barcelonës ndërsa Spanja përballet me një tjetër alarm të kuq për përmbytje të rënda pas atyre në Spanjë ku humbën jetën 202 persona.
Uji u pa duke vërshuar brenda aeroportit “Josep Tarradellas Barcelona-El Prat”, duke detyruar disa udhëtarë të hiqnin këpucët teksa kalonin nëpër terminal pasi dhjetëra fluturime u anuluan.
Pak ditë më parë Spanja u godit nga përmbytjet më të rënda në dekada që lanë pas 202 viktima, dhjetëra të zhdukur e dëme të pallogaritshme materiale.