Vendosni fjalën kyçe....

“Po punohet me ritme të shpejta”- Ministrja Koçiu publikon pamjet e kantierit të kardiokirurgjisë në QSUT


Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ajo theksoi se punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës po ecin me ritme të shpejta.

“Mirëmëngjesi ☀️ nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë.”