Vendosni fjalën kyçe....

“Unë e hodha votën për Kamala Harris, ju lutem votoni edhe ju” – Monika Lewinsky thirrje amerikanëve


Monica Lewinsky, ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bë e famshme pasi pati një lidhje me ish-presidentin demokrat Bill Clinton, zbuloi se votoi për zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Në një postim në X, Lewinsky nxiti njerëzit të votonin, duke vënë në dukje se ajo kishte votuar për Harris dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, kandidatin e përzgjedhur për zëvendëspresident.

“Ju lutem votoni!” – shkroi Lewinsky në postimin e saj.

“Mundësisht siç bëra unë, për Harris/Walz.”

Pavarësisht përpjekjeve për të emërtuar veten si avokate e shëndetit mendor, emri i Lewinskyt mbetet përgjithmonë i lidhur me një nga skandalet më famëkeqe në historinë moderne amerikane.

Clinton ka zbuluar më parë se ai u përfshi në lidhjen me Lewinskyn “për të menaxhuar” “ankthet” e tij.

“Ishte e tmerrshme ajo që bëra”, tha Clinton në një seri me katër pjesë në Hulu.

Në kohën e lidhjes, Bill Clinton mohoi të ketë pasur një lidhje gjatë kohës që ishte president. Ai më vonë pranoi para një jurie të madhe se kishte një lidhje me Lewinskyn dhe më vonë u përball me një gjyq për shkarkim. Në fund të gjyqit, ish-presidenti u lirua nga akuzat.