Deputeti Dashamir Shehi i bëri thirrje opozitës që të kthehet në parlament e të krijojë një profil qeverisës.
Ai tha se opozita duhet të ndërtojë e shpalosë alternativën e saj qeverisëse dhe jo të mbrojë ata që kanë hallin e vet.
“I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë me prodhu një profil shtet formues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojt ata që kanë hallin e vet. Prandaj i ftoj të vijnë në parlament dhe t’i vëmë një lloj kapaku kësaj historie. Nuk i pengon njeri as për të bërë demonstratë, as për protestë, as për mosbindje civile, që unë për të qenë i sinqertë nuk e shoh. Hajde ta rikthejmë mënyrën për të bërë opozitë atje ku duhet të jetë me qëllimin për të rrëzuar Edi Ramën, jo njeri-tjetrin.” – tha Shehi.