Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i pyetur nga gazetarët në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK ai ka sqaruar se është paraqitur për të dhënë shpjegime në SPAK, duke theksuar se hetimi lidhet me shkelje të mundshme nga detyrat e mëparshme dhe jo nga pozita e tij aktuale si kryebashkiak.
Beci ka shprehur se puna do të vazhdojë dhe investimet në qytet do të mbeten prioriteti i tij. Sipas tij, lajmet dhe thashethemet nuk duhet të ndikojnë në punën dhe zhvillimin e Shkodrës. Ai ka nënvizuar se qyteti po ecën përpara dhe nuk ka ndalesë në projektet dhe investimet që janë duke u realizuar.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, tha Beci.