Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes për thyerje të besimit


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu njofton shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, një rival prej kohësh brenda Partisë Likud.

Ai do të zëvendësohet nga ministri i Jashtëm Israel Katz.

Ministri pa portofol Gideon Sa’ar do të zëvendësojë Katz si ministër i Jashtëm.

Netanyahu tha se e shkarkoi ministrin për thyerje të besimit.

“Fatkeqësisht, edhe pse në muajt e parë të luftës kishte besim dhe punë shumë të frytshme, gjatë muajve të fundit ky besim thye mes meje dhe ministrit të Mbrojtjes”, thotë Netanyahu.

Ai thotë se nuk janë pajtuar për menaxhimin e luftës dhe se Gallanti ka marrë vendime dhe deklarata që bien ndesh me vendimet e kabinetit.

“Unë bëra shumë përpjekje për të kapërcyer këto boshllëqe, por ato vazhduan të zgjeroheshin, gjithashtu publiku u njoh me vendimet dhe deklaratat e papranueshme, dhe më keq se kaq, ata ranë edhe në dorë të armikut. Armiqtë tanë e shijuan këtë dhe nxorën shumë përfitime”-deklaroi Netanyahu.

Netanyahu tha se shumica e anëtarëve të qeverisë pajtohen me vendimin.