Vendosni fjalën kyçe....

Oprah Winfrey mesazh grave: Dilni votoni, mund të mos e keni më kurrë mundësinë


Manjatja e televizionit Oprah Winfrey u bëri thirrje grave në një tubim të kandidates demokrate Kamala Harris se nëse nuk shkonin të votonin, mund të mos e kishin kurrë mundësinë për këtë në të ardhmen.

Winfrey u tha pjesëmarrësve në tubim se një grua që kishte takuar në rrugë i kishte thënë se do shkonte të votonte.

Ajo tha se i tha gruas me emrin Anxhela: “Nuk mund ta lë pa thënë këtë. Nëse nuk paraqitemi nesër për të votuar, është plotësisht e mundur që të mos e kemi me kurrë mundësinë për  të votuar.”

Winfrey tha gjithashtu nëse gratë nuk sigurohen që njerëzit që janë pjesë e jetës së tyre nuk dalin në votime, “ky është një gabim shumë i madh”.

“Vendimi për të mos votuar vendosur është padyshim një votë në favor të atyre që kërkojnë të kontrollojnë jetën dhe të ardhmen tuaj,” vazhdoi ajo.

Ajo tha për Harrisin: “Ajo na sheh dhe do bëjë çmos për të na shërbyer të gjithëve. Unë besoj se ne mund ta bëjmë këtë dhe e di që ajo mund ta bëjë këtë, po ajo mundet, po ajo mundet, po ajo mundet.”