Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria premton të ulë çmimin e energjisë nga 1 janari 2025


Qeveria ka premtuar të ulë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët nga 1 janari 2025.

Sipas zv.kryeministres Balluku, e cila është kallëzuar në SPAK nga PD-ja për tenderat e blerjes së energjisë elektrike që sipas selise blu u kanë kushtuar shqiptarëve 180 milionë euro, nga janari do ketë një çmim më të mirë për abonentët për sa i përket enegjisë.

“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE me KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari 2025. Jemi në punë e sipër por jemi të sigurtë që do ja dalim, që në 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptar një çmim energjie më të mirë.” – tha Balluku.

Tani për tani çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.