Vendosni fjalën kyçe....

“Në bjeshkët e Tropojës” – Rama e Kumbaro fshijnë postimin me arinj, fotoja s’ka lidhje me Shqipërinë


Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shpërndanë ditën e sotme një foto me arinj sikur ishte nga bjeshkët në Tropojë.

Por më një kërkim në rrjet del që fotoja është kapur diku në veri të Evropës.

Më pas ata u bënë pishman nga fotoja e publikuar dhe fshinë postimin në rrjet.

Për Ramën nuk është hera e parë që shpërndan foto ose pamje sikur shprehin ndodhi të një vendi tjetër por janë pamje tjetër.