Ministria e Financave ka shtyrë për në vitin 2025 rivlerësimin e pronave me një tatim më të ulët.
Më herët pritej që rivlerësimi i pronave të hynte në fuqi në shtator, ministri Malaj tha në Komisionin e Ekonomisë se reforma nuk ka përfunduar ende dhe se rivlerësimi i pronave do bëhet paralelisht me caktimin e çmimit të referencës në gjithë vendin.
“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja.” – tha ministri i financave Malaj.
Nëse dikush shet një pronë me ligjin në fuqi paguan 15% tatim për diferencën midis vlerës së regjistruar të pronës dhe vlerës me të cilën është shitur, ndërsa pas rivlerësimit pritet që tatimi të jetë më i ulët.