Vendosni fjalën kyçe....

U arrestuan për “Shpërdorim detyre”, sot seanca për 7 pedagogët dhe sekserin në Gjykatën e Elbasanit


Sot në orën 09:30, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan do të zhvillohet seanca për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” për 7 pedagogët dhe një sekser të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Ata akuzohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Arrestimi i pedagogëve dhe sekserit u realizua më 1 nëntor gjatë operacionit policor të koduar “Teza”, i cili u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ata akuzohen se kanë abuzuar me detyrat e tyre, duke kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kalimit të studentëve.