Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi është kapur me një sasi droge dhe armë.
Operacioni i policisë është zhvilluar pasditen e së martës në Patra.
Gjatë kontrollit të tre banesave janë gjetur dhe sekuestruar rreth 30 kg marijuanë, rreth 800 gram kokainë, 1 armë zjarri dhe peshore elektronike precize.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi shqiptar 35 vjeç si dhe një shtetase bullgare.