Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkëjetuese e Alibeajt” – Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e Marsida Xhaferllarit


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së Berisha për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi i ankikimit të tij për masën detyrim paraqitjeje.

Në kërkesën e para pak ditëve, Berisha, kërkonte përjashtimin e saj me pretendimin se si bashkëjetuese e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj, ishte në konflikt interesi.

Sipas kolegëve të Xhaferllarit, kërkesa e Berishës ishte e pabazuar në prova.

Senanca në Gjykatën Kushtetuese për ankimimin e Berishës është caktuar për në 19 nëntor.

Berisha kërkon në Kushtetuese rrëzimin e  vendimit të Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së SPAK, që kreut të PD-së t’i vendoset masa detyrim paraqitjeje në OPGJ dhe t’i ndalohet dalja jashtë shtetit.