Kreu i Komisionit të Medias Erion Braçe u la detyrë Drejtorisë së Tatimeve dhe Qendër Kombëtare të Biznesit detyrë që të mbajnë një regjistër që identifikon të gjitha portalet dhe mediat online.
Krerët e dy institucioneve ishin sot në komision në një seancë dëgjimore. Braçe tha se mediat online në Shqipëri veprojnë në terren krejt të paligjshëm dhe të hapur për lajme dezinformuese.
“Duam të dimë kush janë të regjistruar dhe kush jo. A janë të regjistruara në tatime mediat online apo jo? Sepse në faqet e tyre unë shoh aktivitet tregtar, si operojnë këta? Media online në ketë vend funksionon në një terren totalisht ilegal, i paregjistruar dhe thuajse i hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim të pastër dhe me pasoja të rënda për sektorët strategjikë të vendit dhe interesat e vendit. Këto janë dy problematikat që kemi hasur deri më tani. Fluksi i informacionit që është keqdashës me këtë vend vijon e rritet, ne jemi dhe para zgjedhjeve”, tha Erjon Braçe.