Donald Trump shpalli fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale gjatë një fjalimi në Florida, ku theksoi rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë si një moment historik për Amerikën. Menjëherë pas shpalljes së fitores, udhëheqësit botëror kanë dërguar urimet e tyre.
Netanyahu e ka cilësuar fitoren e Trump si një “rikthim të madh në histori”.
Kryeministri izraelit ka theksuar se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ofron një mundësi të re për një “fillim të ri” për Amerikën dhe një angazhim të fuqishëm për aleancën e madhe ndërmjet dy vendeve.
“I dashur Donald dhe Melania Trump,
Përgëzime për rikthimin më të madh në histori!
Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një angazhim të fuqishëm për aleancën e madhe midis Izraelit dhe Amerikës.
Kjo është një fitore e jashtëzakonshme!”, është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Dear Donald and Melania Trump,
Congratulations on history’s greatest comeback!
Your historic return to the White House offers a new beginning for America and a powerful recommitment to the great alliance between Israel and America.
This is a huge victory!
In true friendship,… pic.twitter.com/B54NSo2BMA
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) November 6, 2024
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar në X presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Meloni thekson se Italia dhe SHBA janë kombe ‘motra’ dhe kanë një aleancë të palëkundur. Meloni shton se këtë aleancë me Trump në Shtëpinë e Bardhë do ta forcojë më shumë.
“Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald #Trump.
Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.
Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë zoti President'” shkruan Meloni në X.
A nome mio e del Governo italiano, le più sincere congratulazioni al Presidente eletto degli Stati Uniti, Donald #Trump.
Italia e Stati Uniti sono Nazioni “sorelle”, legate da un’alleanza incrollabile, valori comuni e una storica amicizia.
È un legame strategico, che sono certa…
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) November 6, 2024
Urim për Trump ka ardhur edhe nga kryeministri hungarez Viktor Orban
“Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së! Urime Presidentit Donald Trump për fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!”, tha ai.
The biggest comeback in US political history! Congratulations to President @realDonaldTrump on his enormous win. A much needed victory for the World!
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) November 6, 2024
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se e ka uruar Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”.
Rutte ka thënë se “udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s përmes një postimi në X.
I just congratulated @realDonaldTrump on his election as President of the United States. His leadership will again be key to keeping our Alliance strong. I look forward to working with him again to advance peace through strength through #NATO.
— Mark Rutte (@SecGenNATO) November 6, 2024