Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Koçiu: 73 shërbime të reja sociale në tetë qarqe, përfitojnë 32,869 individë


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se që nga viti 2019, janë shtuar 73 shërbime të reja sociale në tetë qarqe të Shqipërisë. Koçiu ka theksuar se këto shërbime kanë ndihmuar deri tani 32,869 individë.

Ministrja ka theksuar se prioritet i politikave sociale do të jetë zgjerimi i shërbimeve të bazuara në komunitet, duke përfshirë decentralizimin dhe deinstitucionalizimin.

“Bashkë me pushtetin vendor jemi duke punuar për të zgjeruar qendrat dhe shërbimet sociale në vend. Nga viti 2019 deri më sot, nëpërmjet Fondit Social janë ngritur 73 shërbime të reja në 51 bashki dhe 8 qarqe, duke ndihmuar 32,869 individë. Në 2025, synojmë më shumë shërbime pranë komunitetit, decentralizimin dhe deinstitucionalizimin, me transformime në Korçë e Vlorë për shërbime me bazë komunitare”, u shpreh Koçiu.