Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet vaksina ndaj Covid-19 në Idaho të SHBA-së

Vaksinat kundër Covid-19 janë ndaluar për herë të parë nga një bord i shëndetit publik në SHBA, që pretendon se rreziqet tani tejkalojnë përfitimet.

Një departament shëndetësor në Idaho votoi javën e kaluar për të ndaluar vaksinat kundër Covid, duke u bërë i pari që e bën këtë në të gjithë SHBA-në, shkruan The Telegraph.

Bordi i departamentit të shëndetësisë në Distriktin Jugperëndimor të Idahos votoi 4-3 për të ndaluar bërjen e vaksinave të disponueshme për banorët në gjashtë qarqe në gjithë shtetin. Të gjitha vaksinat kundër Covid-19 janë miratuar ose autorizuar për përdorim urgjent në të gjithë SHBA nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Vetëm 64 doza të dhëna këtë vit

Bordi shëndetësor anashkaloi  këshillat e drejtorit të tij mjekësor, i cili kishte dhënë argumentet e tij për nevojën e vijueshme për vaksinën. Kërkesa për vaksina kishte rënë jashtëzakonisht që nga kulmi i virusit në vitin 2021. Më shumë se 1600 doza u dhanë në vitin 2021, por kjo kishte rënë në vetëm 64 deri më tani në 2024.