Aktivistja Xheni Karaj e quajti kthim pas për SHBA-në zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-së.
E pyetur në rubrikën “Opinion” në News24 se çfarë do ndodhte me komunitetin LGBTQ pas gjuhës së përdorur gjatë fushatës nga Trump e Vance ajo tha se komuniteti ku bën pjesë nuk ishte trembur nga Berisha, Rama e Meta e nuk i trembej Trump-it.
“Ne nu nuk na trembur Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, jo më të na trembë Trump në SHBA. Zgjedhja e tij është kthim pas për SHBA lidhur me të drejtat e grave me të drejtat e tyre trupore”, tha Karaj.