Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në rrugën Korçë-Maliq.
Përplasja e fortë ka ndodhur pranë urës së Bulgarecit ku një makinë tip “Chevrolet” është përplasur me një kamion e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës së vogël.
“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.