Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Korçë, e dëmtuar një vajzë, ish-partneri arrestohet si autor i dyshuar


Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë në Korçë.

E lënduar ka mbetur një shtetase, që sipas burimeve nga policia mësohet se është qëlluar me thikë nga ish partneri i saj. 

Menjëherë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes,i dyshuari  I. Cani, i cili fillimisht është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.

Por forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në komisariat.

Shkaku i konfliktit të autorit dhe ish partneres së tij dyshohet se ka qenë ndarja mes tyre, ndërsa autori më parë ka qenë i dënuar edhe për përndjekje.

Shtetësja pas plagosjes ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.