Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët në Tiranë mbajnë protestë për masakrën në Shkodër


Përpara Ministrisë së Brendshme është mbajtur një protestë për masakrën e Shkodrës, ku u vranë katër persona dhe autorët nuk janë zbuluar ende.

Protestuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku mes të tjerash dallohej edhe thënia e famshme e kryeministrit Edi Rama “Hëngshin kokat e veta”.

Gjithashtu, protestuesit mbanin në duar edhe hartën e Shqipërisë, të lyer me gjak, për të treguar që “vendin e ka mbuluar krimi”.

Kujtojmë se Shkodra u trondit nga një ngjarje tepër e rëndë në Dobraç, ku u vranë Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i martuar, pa lidhje me ngjarjen, Bashkim Basha dhe Flutura Basha. Autorët dogjën mjetin e krimit dhe policia nuk ka zbuluar asnjë person të përfshirë në atentatin me 4 viktima.

 

foto galeri

foto galeri