Prodhuesi gjerman i automjeteve “Audi” synon të zvogëlojë fuqinë e tij punëtore duke shkurtuar vendet e punës në sektorin jashtë prodhimit, me mijëra vende pune në rrezik, raportoi të enjten Menaxher Magazin.
Shkurtimet e vendeve të punës do përqendrohen në të ashtuquajturat punë të tërthorta në kompani, si në fushën e zhvillimit, ku mund të shkojnë mbi 2,000 vende pune të shkurtuara, thuhet në raport.
Ai tha se kompania po synon një ulje prej rreth 15%. Vetëm në Gjermani, kjo do të ndikonte në 4,500 vende pune të tërthorta. “Audi”, një degë e gjigantit të automobilave “Volkswagen” konfirmoi për Reuters se bordi i menaxhimit ishte tashmë në negociata me përfaqësuesit e punëtorëve, por nuk komentoi numrin e vendeve të punës që mund të prekeshin.
“Audi” pa një rënie të mprehtë të fitimit në tremujorin e tretë, pjesërisht për shkak të kostove të larta të lidhura me mbylljen e mundshme të fabrikës së saj në Bruksel.