Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Buxheti 2025 më i madhi në histori, ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së brenda 2030


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla, teksa replikoi me opozitën, iu tha deputetëve të PD-së, se “i ka lënë Lulzim Basha me probleme në matematikë”.

Balla në fjalën e tij deklaroi se buxheti i vitit 2025 është më i madhi në historinë e shtetit shqiptar, që prej vitit 1912. Më tej, Balla bëri thirrje për bashkim të klasës politike në procesin e integrimit europian. Ai tha se Shqipëria me gjasa të mëdha do jetë anëtare e BE-së brenda vitit 2025.

Taulant Balla: Ju ka lënë Luli me probleme në matematikë. Jemi në momentin që po diskutojmë buxhetin e vitit 2025. Buxheti që kemi sjellë në parlament është më i madhi në histori. Nga BE është thënë se negociatat mund të përfundojnë më 2027 dhe se Shqipëria po ecën drejt rrugës europiane.

Këtë e thotë Komisionerja e re për Zgjerimin. Të përmbyllim negociatat brenda 2027 dhe të shohim Shqipërinë brenda 2030 anëtare të BE-së. Të bashkohemi në procesin e integrimit europian.