Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Buxheti 2023 më i miri për shqiptarët. Bardhi aty për aty: Sigurisht, fute në xhep 180 milionë euro


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi është përplasur me ministren e Infrastrukturës Balluku në Kuvend.

Ndërsa kjo e fundit e ka quajtur buxhetin e vitit 2023 më të mirin për shqiptarët, demokrati i është përgjigjur duke e akuzuar se ka futur në xhep 180 milionë euro nga shitblerja e energjisë.

“Na the shifra dhe ike. Na tha se do mbahet mend buxheti 2023 sepse vetëm me një projekt fute ne xhep 50 milionë euro. Do ta mbajnë mend shqiptaret buxhetin 2023 sepse vetëm nga shitblerja e energjisë elektrike fute ne xhep 180 milionë euro”– tha Bardhi.

Gjatë fjalës së saj ministrja Balluku tha se gjendja energjetike aktuale e vendit është shumë më e mirë krahasuar me atë të vitit 2007.

“Si paskan qenë qytetarët më mirë kur në 2007 kishte vetëm 5 orë drita kryeqytetidhe jo më zonat rurale. Ndërkohë që sot nëse drita shkëputen edhe në Theth ku rrinin me muaj me drita duhet të ndërhyjmë brenda 20 minutash, pasi në Theth sot ka bujtina.” – tha Balluku.

Deklaratës së zv.kryeministres iu përgjigj aty për aty Bardhi i cili tha se qeveria e PD-së në vitet 1997-2005 u desh të rregullonte furnizimit me energji pa e rritur çmimin e saj, ndërsa komentoi veshjen e Ballukut duke e krahasuar me atë të pesë viteve më parë.

“Në 2007 kishte 7 orë drita po patjetër se na i latë peshqesh gjatë qeverisjes tuaj 97-2005 u desh të vinte PD në pushtet që të zgjidhte hallin e furnizimit me energjinë elektrike dhe e bëmë pa rritur çmimin e energjisë siç e keni rritur ju me 70% në kurriz të qytetarëve shqiptar ndaj zonja flet me veten dhe ikën dhe fshihet sepse gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën. Kur vini këtu dhe flisni për mirëqenien e qytetarëve mos e ngatërroni me mirëqenien tuaj se shqiptaret mjaftojnë të shohin si ka qenë Belinda e veshur para 5 vitesh dhe si vishte sot, sa kushtonte veshja e saj para 5 vitesh dhe sa kushton sot. Ndaj kur jemi betuar jemi betuar për mirëqenien e qytetarëve, jo të Belinda balluku.” – përfundoi Bardhi.