Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-Malajt: Gjeni para për Ballukun dhe jo për pensionistët, 50 mln eurot e rritjes së kostos së tunelit të Llogarasë përfunduan në Turqi


Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi zhvilloi një debat me ministrin e Financave, Petrit Malaj gjatë seancës së Kuvendit.

Bardhi iu drejtua Malajt se i ka kaluar Ministrisë së Infrastrukturës 260 mln euro për tre projekte rrugore.

Ai tha se qeveria arrin të gjejë para për projekte rrugore dhe nuk gjen para për rritje pensionesh dhe ndihmë ekonomike.

“Qeveria gjen para për Belinda Ballukun dhe Ministrinë e saj, por jo për të rritur pensionet dhe ndihmën ekonomike”.

Bardhi akuzoi ministren e Infrastrukturës se është përgjegjëse për rritjen abuzive, sipas tij, të kostos së ndërtimit të tunelit të Llogarasë me 50 mln euro të cilat sipas tij përfunduan në Turqi.

Si ka mundësi zoti ministër ju gjeni 260 mln euro që Belinda të bëjë procedurat siç bëri me tunelin e Llogarasë nga 140 në 190 mln euro për 2 muaj, 50 mln euro ia çoi kompanisë në Turqi dhe s’dihet ku shkuan…”, tha Bardhi.