Vendosni fjalën kyçe....

Dosja “21 Janari”, Basha: Mbështesim SPAK në mënyrë të pakushtëzuar

Lulzim Basha  nga parlamenti ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se ende nuk ka marrë ftesë nga SPAK për të u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e “21 Janarit”, por ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me organin e akuzës. Basha tha se është në dispozicion të SPAK dhe se është koha që “epoka e imunitetit parlamentar” të marrë fund.

Basha ka theksuar se ka propozuar përpara Kuvendit heqjen e imunitetit për deputetët, por ky propozim ende nuk është shqyrtuar. Ai theksoi se heqja e imunitetit parlamentar do të parandalonte njerëzit si Arben Ahmetaj, të mund të arratisen, duke iu referuar ish-ministrit të Ekonomisë, i cili është përfshirë në hetimet për shkelje të ligjit.

A ke ftesë për t’u pyetur nga SPAK?

Basha: Jo deri në këtë momente jo, por jam në dispozicion të SPAK. Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.

Kemi vendosur para Parlamenti edhe propozimin për të hequr imunitetin e deputetëve. Mbahet i kyçur në sirtar.

Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë ti hiqet mundësia njerëzve si Arben Ahmetaj të arratisen.

A keni frikë që mund të prekeni nga hetimet?

Basha: Frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin.