Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e financierit të Habilajve, Nezar Seiti


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Nezar Seitit për ndryshim të masës së sigurisë.

Seiti, pjesë e grupit të Habilajve është dënuar me burg në Itali.

Ai u ekstradua atje pasi kërkohej nga drejtësia ku përfundimisht është dënuar oër trafik lëndësh narkotike.

Njoftimi

1. Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me

objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës.
  2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.