Me 71 vota pro u miratua buxheti faktik i vitit 2023 në seancën e Kuvendit.
Ndërkohë gjatë votimit nuk kishte asnjë deputet të PD dhe aleatëve.
Dy deputetët e PDIU-së votuan kundër, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.
Gjatë ditës miratimi i buxhetit faktik pati debate në foltore ku pjesë e diskutimit ishin dhe deputetët e opozitës, si Bardhi, Tabaku dhe Dashamir Shehi.