Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Opozita të nisë komunikimet me administratën Trump, Richard Grenell aktor me rëndësi


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se opozita duhet të lërë menjëherë luftën e brendshme dhe të nisë kontaktet me administratën Trump, si dhe me Senatin dhe Kongresin.

Ai tha se opozita duhet të bëjë me dije atë që ndodh në Shqipëri njësoj siç bëri me protestën para Parlamentit Evropian.

“Opozita duhet të lerë luftën e brendshme dhe të nisë komunikimet me administratën e re amerikane.

Grenell është një aktor mjaft i rëndësishëm, mund të ketë një rol në administratën e Trump. Opozita duhet të tregojë realitetin shqiptar ashtu sikundër është. Dhe kur ka një komunikim të drejtë, krijohet një partneritet i drejtë.” – tha Mediu.