Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti kinez Xi uron Trumpin: “Kina dhe SHBA-ja do të përfitonin nga bashkëpunimi”


Presidenti kinez Xi Jinping ka uruar Donald Trumpin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e tij, Xi i ka thënë Trumpit se Kina dhe SHBA-ja do të “përfitonin nga bashkëpunimi dhe do të humbnin nga konfrontimi”, raportoi “South China Morning Post”.

Ai ka thënë se të dy vendet duhet të menaxhojnë në mënyrë të duhur dallimet e tyre dhe të gjejnë një mënyrë për t’u bashkuar në një epokë të re.

Lajmet thonë gjithashtu se Xi ka folur me Trumpin të mërkurën mbrëma.

Kandidati republikan Trump mundi kandidaten demokrate dhe nënpresidenten Kamala Harris në garë duke tejkaluar shifrën e nevojshme prej 270 votash të Kolegjit Zgjedhor.

Ministria e Jashtme kineze po ashtu uroi Trumpin të mërkurën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning u tha gazetarëve se Pekini “do të vazhdojë të trajtojë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm”.