Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot një seancë plenare, ku do të shqyrtohet projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.
Gjithashtu, në rend të ditës është dhe shqyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 ‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’”, i ndryshuar më parë.
Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues të Komisioneve të Përhershme të Kuvendit’”, i ndryshuar gjithashtu.