Sula: Jemi dënuar pa ligj e pa rregullore, na keni çuar në SPAK


Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka akuzuar mazhorancën për shkelje flagrante të ligjit dhe rregullores ndaj deputetëve të opozitës. Ai theksoi se vendimet për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi janë të paligjshme dhe të pavlefshme, duke u mbështetur në vendimet e gjykatave që kanë rrëzuar këto masa.

Sula u shpreh se ndërsa opozita është ndëshkuar për pjesëmarrje në protesta, deputetët e mazhorancës shkojnë për tendera dhe koncesione, duke theksuar se kjo është një pasqyrë e drejtësisë selektive dhe të një sistemi të pasigurt.

Ai u ndal dhe te rasti i deputetit Salianji, i cili, sipas tij, u bë “kurban” dhe u dënuar pa ligj për të penguar kandidimin e tij në zgjedhje, për shkak të një deklarate të tij që kishte lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm. “E dënuat Salianjin pa ligj, e bëtë kurban që të mos kandidonte në zgjedhje, ca tha ai që vëllai i ministrit të brendshëm është trafikant droge”, shtoi Sula.

“Na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore dhe gjykata e ka rrëzuar. Zonja Bushka merrni vetëm urdhra bashkë me të tjerët. Më gjeni një rast të opozitës së atëhershme, ca nuk keni bërë dhe më gjeni një rast që është dënuar më tepër se 10 ditë.

Ku e gjetët ju ligjin për të dënuar me 60 ditë. Turp të keni. Memec, vini të firmosni këtu për kolegët tuja, bëhuni njerëz.

E dënuat Salianjin pa ligj, e bëtë kurban që të mos kandidonte në zgjedhje, ca tha ai që vëllai i ministrit të brendshëm është trafikant droge. Na keni çuar në spak bashkë me kolegët, duhet që të keni turp.

Ju shkoni për tendera e për koncensione. Ne shkojmë se dalim tek rrethrrotullimi’, tha ai.