Vendosni fjalën kyçe....

Xhixho: Na jepni emrat e efektivëve që arrestuan Metën



Erisa Xhixho ka kërcënuar Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, me kallëzim penal.

Ajo ka deklaruar se sot përfundon afati për të marrë përgjigje lidhur me kërkesën për informacion mbi emrat e efektivëve që pranuan të realizonin arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në atë mënyrë.

“Përgatituni për kallëzim penal! Mesazhi që dhatë me arrestimin e Metës ishte për t’i mbyllur gojën opozitës. Por harrojeni që mund t’i mbyllni gojën opozitës dhe qytetarëve”, u shpreh ajo.