Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha sot në Komisionin e Mjedisit se mbetjet në 120 kontejnerët e kthyer nga Tajlanda nuk kanë mbetje toksike po mbetje të dyshuara të rrezikshme.
Ajo tha se çështja ishte nën hetimin e prokurorisë.
“Nuk ka folur njeri për mbetje toksike, dhe nuk është në asnjë nga letrat apo dokumentacionin që ka qarkulluar. Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria kemi vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin. Është identifikuar vendi ku do të vendosen kontejnerët ku do të vendosen mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të deklaruara nga subjektet si mall, nënprodukte metali. Prokuroria do hetojë, Ministria e Brendshme ka caktuar vendin ku depozitohen, po mbikëqyren dhe do të presim, hetimet.” – tha Kumbaro.
Deklaratës së Kumbaros i është përgjigjur deputeti i PD-së Luan Baçi i cili tha se e kuptonte hallin ku ndodhej ministrja dhe se duhet të përgjigjej për atë që ka ndodhur.
“Po e thua me një fjalë tjetër, jo toksike por të dyshuara të rrezikshme, këtu mbyllet logjika.” – tha Baçi.
“E kuptoj hallin e opozitës, që nuk dini me ca të bëni politikë se ju ka mbetur në maj ballkonit. Referojuni ligjit për mbetjet e rrezikshme. Është mjerane të kapim njëri-tjetrin. Është e pavërtet që unë i jam shmangur mediave, nëse e keni të vërtetën shkoni në prokurori. Unë i referohem ligjit dhe flas me përgjegjësi.” – shtoi Kumbaro.